Rrëzohet avioni privat: Vdes vajza e biznesmenit të fuqishëm, po kthehej nga festa e beqarisë me shoqet

Publikuar tek: bota, më 19:48 11-03-2018 Rrëzohet avioni privat: Vdes vajza e biznesmenit të fuqishëm, po kthehej nga festa e beqarisë me shoqet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Iran , ku një avion privat turk është rrëzuar duke lënë të vdekur 11 persona.

Sipas informacioneve, avioni ishte nën pronësinë e vajzës së biznesmenit turk Basharan, e cila po udhëtonte drej Stambollit pas festës së beqarisë që kishte festuar me mikeshat e saj.

Avioni Bombardir Challenger 604 u rrëzua ditën e sotme në një rajon malor të Iranit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Mina Basharan do të martohej në fund të muajit mars, ndërsa nga videot e saj të fundit në Instagram shihet duke festuar me mikeshat e saj në një koncert të Rita Orës, në Dubai.

Ekspertët kanë marrë në dorë kutinë e zezë të avionit, duke nisur hetimet e shkaqeve të ngjarjes.

Basharan Investment Holding operon në sektorë të ndryshëm biznesi duke përfshirë turizmin, financat, ndërtimin, aviacionin, çimenton dhe energjinë. Kompania e familjes gjithashtu zotëron dy hotele luksoze, Ramada Resort Bodrum dhe Ramada Plaza Trabzon.

.Screenshot_5.jpg

Screenshot_4_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012543916702271
array(1) { ["section"]=> string(108) "rrezohet-avioni-privat-vdes-vajza-e-biznesmenit-te-fuqishem-po-kthehej-nga-festa-e-beqarise-me-shoqet-112933" }