Avioni ushtarak rus Tu-154 është rrëzuar në Detin e Zi. Sipas BBC ai u zhduk nga radarët 20 minuta pasi u nis nga aeroporti.
Ministria e Mbrojtjes tha se Tu-154 mbante në bord 91 persona ku përfshinin: personelin e shërbimit, anëtarët e korit të famshëm Alexandrov dhe gazetarët.
Avioni po udhëtonte drejt provincës Latakia të Sirisë ku pasagjerët do kalonin dhe festat e fundvitit.
Është ngritur një ekip shpëtimi të cilët kanë gjetur dhe pjesë të avionit në Detin e Zi. Ndërkohë nuk është bërë akoma i ditur shkaku që mund të ketë shkaktuar rrëzimin e avionit.