Rrëzohet helikopteri ushtarak, humbin jetën 5 persona

Publikuar tek: bota, më 07:15 26-05-2019 Rrëzohet helikopteri ushtarak, humbin jetën 5 persona

Një helikopter ushtarak është rrëzuar në tokë, pasi u përfshi nga flakët gjatë një operacioni në Meksikë. Kështu për pasojë kanë mbetur të vdekur pesë anëtarë të bordit.

Helikopteri MI-17 u rrëzua rreth 90 kilometra larg qytetit Jalpan de Sierra, ku edhe po ndihmonte që ta shuante zjarrin që kishte rënë në male.  

Ndërkohë shkaqet e rrëzimit ende nuk janë ende të qarta. Një skuadër e kërkimit gjeti disa pjesë të helikopterit gjatë mëngjesit.

Zyrtarët, duke përfshirë edhe presidentin e Meksikës, Andres Maneul Lopez Obrador, mbajtën një minutë heshtje në mbrëmje, si kujtim për personat që humbën jetën.

Viktimat u gjetën në mal gjatë ditës së sotme. Të vdekurit ishin pjesë e personelit ushtarak të Meksikës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03049898147583
array(1) { ["section"]=> string(59) "rrezohet-helikopteri-ushtarak-humbin-jeten-5-persona-165724" }