Rrëzohet helikopteri ushtarak i Kroacisë në Adriatik, nxirret nga ujërat vetëm një trup

Publikuar tek: aktualitet, më 14:54 27-01-2020 Rrëzohet helikopteri ushtarak i Kroacisë në Adriatik, nxirret nga ujërat vetëm një trup Foto ilustruese

Ditën e sotme është rrëzuar një helikopter ushtarak në detin Adriatik.

 Bëhet me dije se ka qenë helikopteri ushtarak i Kroacisë i cili ka rënë gjatë stërvitjes.

Lajmi është dhënë nga Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë e cila nuk e ka bërë të ditur ende numrin e personave që ndodheshin brenda helikopterit dhe shkaqet e këtij aksidenti.

Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht por mediet raportojnë se nga ujërat është nxjerrë vetëm trupi i një njeriu.

Aktualisht po kryhen operacione për nxjerrjen e helikopterit dhe personave që ndodheshin në të. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029618978500366
array(1) { ["section"]=> string(93) "rrezohet-helikopteri-ushtarak-i-kroacise-ne-adriatik-nxirret-nga-ujerat-vetem-nje-trup-193296" }