Rrëzohet kërkesa e Prokurorisë, Alfred Peza merr mbrapsht pasurinë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:03 15-05-2017 Rrëzohet kërkesa e Prokurorisë, Alfred Peza merr mbrapsht pasurinë

Në seancën e sotme, Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për sekuestrimin e pasurisë së deputetit socialist Alfred Peza.

Një muaj më parë, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda vendosi sekuestro preventive ndaj aksioneve të bashkëshortes së Pezës, Mirela Ndinit, me vlerë 113 milionë lekë të reja.

Rasti i deputetit Peza u bë publik pas blerjes së aksioneve në bankën e nivelit të dytë, ku prokuroria arriti në konkluzionin se ai nuk i justikonte këto të ardhura me deklarimet e bëra deri në atë kohë.

Alfred Peza reagoi duke thënë se pasuria ishte vënë në periudhën kur punonte si gazetar, ndërsa prej mandatimit në Parlament nuk ka shtuar pasurinë.

Me vendimin e sotëm, hetimet ndaj deputetit Peza do të vazhdojnë, por ai do të ketë të drejtën për të menaxhuar pasurinë e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KQZ miraton vendime të rëndësishme, ja sa minuta do transmetojnë televizionet për fushatën (NDARJA SIPAS PARTIVE)
Shpërthen bombula e gazit, një person i lënduar »
Article Logic
Execution time: 0.019889116287231
array(1) { ["section"]=> string(71) "rrezohet-kerkesa-e-prokurorise-alfred-peza-merr-mbrapsht-pasurine-78679" }