Rrëzohet në rrugë dhe ndërron jetë e moshuara tek 'Komuna e Parisit', policia kërkon ndihmë për identifikimin e saj

Publikuar tek: aktualitet, më 22:56 19-07-2019 Rrëzohet në rrugë dhe ndërron jetë e moshuara tek 'Komuna e Parisit', policia kërkon ndihmë për identifikimin e saj

Një e moshuar është rrëzuar mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Komuna e Parisit’ në kryeqytet.

Mësohet se 85 vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve të marra.

E moshura është rreth 85 vjeç, me flokë të prera mesatarisht dhe  të thinjura, dhe ka një shall me ngjyra të hedhur mbi supe me ornamente, kryesisht me ngjyra të zeze, bezhë, dhe kafe.

Policia po punon për identifikimin e të moshuarës, pasi deri më tani nuk është paraqitur në morgun e spitalit ndonjë familjar i saj.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 19.07.2019, në rrugën “Komuna e Parisit”, një shtetase e moshuar rreth 85 vjeçe, është rrëzuar vetë në rrugë e cila u dërgua menjëherë me autoambulancë pranë Spitalit të traumës në gjëndje të rëndë shëndetsore si shkak i dëmtimeve të marra nga rënia përdhe e cila treth orës 20:30, ka ndërruar jetë.

Është rreth  85 vjeç, me flokë të prera mesatarisht dhe  të thinjura, dhe ka një shall me ngjyra të hedhur mbi supe me ornamente, kryesisht me ngjyra të zeze, bezhë, dhe kafe.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të moshuarës pasi deri në këto momente nuk është paraqitur në morgun e spitalit ndonjë familjar i saj.

Ju lutemi qytetarëve të informojnë në nr 112.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071120262145996
array(1) { ["section"]=> string(119) "rrezohet-ne-rruge-dhe-nderron-jete-e-moshuara-tek-komuna-e-parisit-policia-kerkon-ndihme-per-identifikimin-e-saj-172733" }