Rrëzohet nga autobusi 22-vjeçarja, arrestohet shoferi

Publikuar tek: aktualitet, më 15:34 11-08-2018 Rrëzohet nga autobusi 22-vjeçarja, arrestohet shoferi Foto ilustruese

Një vajzë 22 vjeçare me inicialet B.G.,  ka rënë nga dera e autobusit në afërsi të urës të Dajlanit në Durrës.

Vajza është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme. Ndërkohë që policia ka arrestuar shoferin e autobusit.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarje. Polica po punon për zbardhjen e plotë të tyre.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10. 08. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., vjeç 53, banues në Durrës, pasi rreth orës 08:30, në lagjen nr. 13, te “Ura e Dajlanit”, në Durrës, duke drejtuar mjetin autobus, është rrëzuar nga dera e autobusit  shtetasja B. G., vjeçe 22, banuese në Durrës, e cila  ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U hodh nga ura në ujrat e Vjosës, gjendet trupi i pajetë i të zhdukurit
Shoqja e klasës së Ritvanit shkruan letër publike: Kriminelin që bëri masakrën e njihja mirë... »
Article Logic
Execution time: 0.010850191116333
array(1) { ["section"]=> string(59) "rrezohet-nga-autobusi-22-vjecarja-arrestohet-shoferi-130813" }