Rrëzohet nga ndërtesa në rikonstruktim, vdes 40-vjeçari në Golem

Publikuar tek: aktualitet, më 15:18 22-10-2019 Rrëzohet nga ndërtesa në rikonstruktim, vdes 40-vjeçari në Golem Spitali i Durrësit

Një person është rrëzuar nga një objekt në rikonstruktim në Golem dhe ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale D.H. ., 40 vjeç,banues në Durrës. Ai u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë për shkak të plagëve të marra.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kavajë/ Informacion paraprak

Në Golem, më datë 22.10.2019, në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia  shtetasi D. H., 40 vjeç, banues në Durrës, i cili u dërgua për ndihmë mjeksore në Spital.

Si pasojë e dëmtimeve të marra,shtetasi D. H ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.               

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020002126693726
array(1) { ["section"]=> string(70) "rrezohet-nga-ndertesa-ne-rikonstruktim-vdes-40-vjecari-ne-golem-183069" }