Para pak minutash një palmë ka rënë te rinia te fabrika e orizit në Vlorë. Raportimi vjen nga qytetarë vlonjatë, të cilët shprehen se janë të shqetësuar nga kjo pasiguri, raporton Vlora News.
Fatmirësisht ky incident kaloi pa lëndime të njerëzve, dhe dëmet janë vetëm materiale. Sakaq, qytetarët kërkojnë që bashkia të marrë masa në mënyrë që këto raste të mos përsëriten, sidomos kur incidente të tilla mund të rezultojnë fatale për kalimtarët dhe përbëjnë rrezik edhe për makinat e jetët e shoferëve.
Jo më larg se disa ditë më parë, një palmë ra mbi makinën e një oficeri policie.