Një ngjarje e rëndë raportohet nga qyteti i Durrësit si pasojë e motit të keq.
Rrëzimi i një dege palme ka plagosur dy kalimtarët që ndodheshin në rrugë duke i zënë poshtë. Ata janë ndihmuar nga njerëzit që ndodheshin në vendngjarje dhe më pas janë dërguar menjëherë në spital, ku morën dhe ndihmën profesionale.
Dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.