Rrëzohet pema 200 vjeçare, 11 të vdekur dhe 35 të plagosur në Portugali

Publikuar tek: bota, më 15:46 15-08-2017 Rrëzohet pema 200 vjeçare, 11 të vdekur dhe 35 të plagosur në Portugali

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pasi janë zënë poshtë nga një pemë e madhe 200 vjeçare, e cila është shembur gjatë një festivali fetar në Portugali.

35 të tjerë kanë mbetur të plagosur sipas raportimeve të mediave vendase. Ngjarja ka ndodhur në ishullin e vogël Madeira.

Besimtarët ishin duke festuar ngritjen në qiell të Marisë, nënës së Jezusit e quajtur edhe Fjetja e Hyjlindëses Mari.

Shërbimet e emergjencës nuk kanë dhënë ende detaje lidhur me ngjarjen e rëndë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022809028625488
array(1) { ["section"]=> string(76) "rrezohet-pema-200-vjecare-11-te-vdekur-dhe-35-te-plagosur-ne-portugali-89171" }