'Rrëzohet sistemi i gjendjes civile', Salianji: Ministri i Brëndshëm kërkon të tregojë Bablokut që mund të bëjë gjithçka

Publikuar tek: aktualitet, më 14:54 20-06-2019 'Rrëzohet sistemi i gjendjes civile', Salianji: Ministri i Brëndshëm kërkon të tregojë Bablokut që mund të bëjë gjithçka

'Rrëzohet sistemi i gjendjes civile', kështu shprehet ish deputeti i PD, Ervin Salianji.

Sipas, Salianjit, 'ministri i Brëndshëm kërkon të tregojë Bablokut që mund të bëjë gjithçka, duke ndërhyrë dhe në regjistrin e gjendjes civile'.

'Nuk i mjaftojnë 1.2 milion karta identiteti jashtë afati, mijëra qytetarë me vendbanime të zhvendosura nga QV ku votojnë, çdo punonjës I administratës i kërcënuar për të bërë pëlqime të detyrueshme për Rilindjen dhe të dërgojnë nëpër ahengjet elektorale nga 4 persona, pasi detyrojnê mësuesit me kêrcënim që të detyrojnë nga 5 nxënës për të votuar Rilindjen, pasi detyrojne mjekê dhe infermiere te punojnë për rilindjen, pasi përdorin policinë e shtetit si leckë për interesa personale, pasi i kërkojnë cdo biznesi të kërcenojë punonjësit ndryshe ju turrin tatimorët, mbajnë në gatishnëri kriminelët të cilët gjysëm i kanë në administratë dhe me gjysmit ndajne para dhe pushtet nëpër kafenetë ku kërcënojnë votuesit, pasi e perdorin prokurorine dhe gjykatat si loder, pasi e kanë të sigurt që zgjedhje nuk ka përsëri vesi nuk i le, ndërhyjnë dhe në sistem, sepse Ministri i Brëndshëm kërkon të tregojë Bablokut që mund të bëjë gjithcka,duke nderhyre dhe ne regjistrin e gjendjes civile;, shkruan Salianji.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.052878856658936
array(1) { ["section"]=> string(123) "rrezohet-sistemi-i-gjendjes-civile-salianji-ministri-i-brendshem-kerkon-te-tregoje-bablokut-qe-mund-te-beje-gjithcka-169014" }