Rrihen me njëri-tjetrin, përfundojnë në burg babë e bir

Publikuar tek: aktualitet, më 08:56 06-03-2017 Rrihen me njëri-tjetrin, përfundojnë në burg babë e bir

Babë e bir kanë përfunduar në komisariat, pas një sherri mes tyre. Ngjarja ndodhi në Lushnje në lagjen “18 Tetori”. 

Sipas policisë u arrestuan Avni Kërçuku, 60 vjeç dhe Aleksandër Kërçuku, 31 vjeç, të dy atë e bir sepse kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj njëri-tjetrit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje".

Po ashtu, një tjetër rast dhune në familje u shënua në një tjetër fshat të këtij qyteti.

Në pranga ra Igli Abdurramani, 19 vjeç, banues në fshatin Kamçisht, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës dhe motrave të tij, shtetaseve H.A, 54 vjeçe; O.A, 27 vjeçe dhe F.A, 23 vjeçe, si dhe ka thyer xhamat e dritareve të banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës". 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasi gruan me makinë, burg për të riun nga Fieri
Mbani çadrat me vete, ja si parashikohet të jetë moti gjatë ditës së sotme »
Article Logic
Execution time: 0.010764837265015
array(1) { ["section"]=> string(60) "rrihen-me-njeri-tjetrin-perfundojne-ne-burg-babe-e-bir-70893" }