Rrihen me shkopinj e sende të forta azilantët shqiptarë me ata eritreanë, 16 të plagosur

Publikuar tek: aktualitet, më 09:27 14-04-2015 Rrihen me shkopinj e sende të forta azilantët shqiptarë me ata eritreanë, 16 të plagosur Foto ilustruese

Rreth 40 azilkërkues shqiptarë dhe eritreanë janë rrahur mes tyre në qendrën e azilkërkuesve në Harburg dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar 16 persona, që të gjithë meshkuj. Policia ka mundur të vërë në pranga 18 persona të cilët kanë përdorur shkopinj e sende të tjera të forta në përleshjen me njëri-tjetrin.

Të arrestuarit i përkasin moshës 20 -40 vjeç, ndërkohë që autoritetet vendase kanë bërë të mundur ndarjen e tyre nëpërmjet forcave përforcuese, ku asistuan 19 makina policie, një tren me policë federalë dhe një helikopter.

Autoritetet vendase  e kanë shpjeguar gjendjen e tensionuar mes azilkërkuesve me mbipopullimin e qendrës së azilit dhe me tejkalimin e afatit të lejuar ligjor, mbi tre muaj, të qëndrimit tyre në këtë ambient.

Por, sipas mediave kosovare disa nga personat që më parë ishin marrë nga policia janë kthyer në qendër dhe i kanë sulmuar sërish banorët tjerë, Ata kishin sulmuar një konteiner tjetër banimi, u kishin vënë zjarrin dyshekut dhe rrobave të një banori. Në këto kushte u desh edhe njëherë ndërhurja e policisë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas ankimimit të LSI, reagon Prokuroria për banorët e shpërngulur në Vorë: Kryefamiljarët me adresa fiktive
Policia kthen 750 shtetas në 72 orë për shkelje procedurash »
Article Logic
Execution time: 0.012771129608154
array(1) { ["section"]=> string(92) "rrihen-me-shkopinj-e-sende-te-forta-azilantet-shqiptare-me-ata-eritreane-16-te-plagosur-8648" }