Rrihet me doreza metalike djali që prangosi Kostandin Xhuvanin: Më kërcënoi se do më vriste

Publikuar tek: aktualitet, më 10:43 24-02-2015 Rrihet me doreza metalike djali që prangosi Kostandin Xhuvanin: Më kërcënoi se do më vriste Enver Basha në spital

Enver Basha që u dhunua dje nga dy të rinj është personi me motorr që ndihmoi policinë në arrestimin e Kostandin Xhuvanit, para ‘’Ante Grand’’ në Rrugën e Elbasanit, ku ndodhi vrasja e katërfishtë.

Basha në një intervistë për gazetën ‘’Panorama’’ ka rrëfyer se si u dhunua nga Ardit Sula dhe Flamur Bulica, se si ka qenë shpesh pre e kërcënimeve dhe se çfarë i ka thënë Kostandin Xhuvani natën e krimit.

‘’Na kërcënoi mua e policin. Na tha se do na vriste po të mos e lëshonim që të ikte. Më pas na tha që do na jepte flori dhe ta lëshonim, sepse kishte vrarë njerëz. Më pas I thashë që s’kishte asnjë shanc që ta linim të ikte, sepse kishte vrarë njerëz, jo dele dhe duhet të përgjigjej për këtë e të dorëzohej….Na shante dhe na thoshte që do na vriste dhe s’do na linte gjallë, mua dhe policin. Jam Kostandin Xhuvani, na tha, kam vrarë njerëz dhe më keni jetën borxh’’

Basha tregon edhe si si ka kërkuar ndihmë nga policia, pas kërcënimeve të njëpasnjëshme që ka marrë gjatë kësaj kohe. ‘’Ngela pa punë dhe kërkova ndihmë nga Policia për të mësuar se kush I kishte bërë publike të dhënat e mia, emrin tim. Më thanë që do ta zgjidhnin këtë punë,por nuk u bë asgjë. Kërkova të mbrohem ose të ikja jashtë shtetit, sepse këtu ndjehesha i rrezikuar, si vetë, ashtu familja ime”.

 

Sipas policisë, të dy të rinjtë kanë goditur në fytyrë Bashën me doreza metalike. Po kështu konfirmon edhe vetë ai.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së qytetit të Studentit në rrugën ‘’Budi’’, ku Enver Basha është dhunuar nga Ardit Sula 19 vjeç dhe Flamur Bulica 27 vjeç. Basha është transportuar drejt spitalit për të marrë mjekimin .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ditari i një gazetari: Rrëfej Vlorën e shkurtit 1998 nga TV Amantia
Veliaj në Shkodër: Në Mars përfundon projektligji për dosjet »
Article Logic
Execution time: 0.012197017669678
array(1) { ["section"]=> string(95) "rrihet-me-doreza-metalike-djali-qe-prangosi-kostandin-xhuvanin-me-kercenoi-se-do-me-vriste-4279" }