Rrihet me grushte dhe shqelma ish-deputeti i PS-së, Agustin Marku, policia identifikon autorët

Publikuar tek: aktualitet, më 10:18 21-02-2017 Rrihet me grushte dhe shqelma ish-deputeti i PS-së, Agustin Marku, policia identifikon autorët

Tre persona janë shpallur në kërkim pasi kanë sulmuar me grushte, shqelma dhe mjete të forta ish-deputetin e PS-së, Agustin Markun.

Marku, i cili tashmë mban postin e nënkryetarit të Këshillit të Qarkut të Lezhës është rrahur një ditë më parë jashtë një lokali në lagjen 'Skënderbeg' të Lezhës.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka identifikuar 2 prej autorëve dhe ka shpallur në kërkim përkatësisht K.Ndokën 21 vjeç dhe S.Ndokën 18 vjeç të cilët dyshohet se janë nipat e deputetit socialist, Arben Ndoka.

Burime bëjnë me dije se Marku ka konfirmuar ngjarjen, por ende nuk dihen motivet se përse ka ndodhur ngjarja.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 20.02.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasve: K.N. 21 vjeç dhe S.N. 18 vjeç, të dy banues në Lezhë. Këta 2 shtetas dyshohet se rreth orës 13:30, në lagjen “Skënderbeg” të qytetit Lezhë, para një lokali, për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta, shtetasin A.M. 54 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë N/Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë.

Pas ndihmës së nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasi A.M. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale për dy vëllezërit u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohet FOTOJA: Kush është 41 vjeçari nga Tirana i arrestuar sot për grabitjen në Rinas
Ndiqen nga policia për një vjedhje banese, babë e bir zbulohen edhe si trafikantë droge »
Article Logic
Execution time: 0.011252164840698
array(1) { ["section"]=> string(98) "rrihet-me-grushte-dhe-shqelma-ish-deputeti-i-ps-se-agustin-marku-policia-identifikon-autoret-69412" }