Policia Vlorës ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili ushtronte vazhdimisht dhunë në familje. Personi i arrestuar është Nertil Murati, 29 vjeç banues në Novoselë. Arrestimi i tij u krye pas denocimit se ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj nënës së tij 55 -vjeçare , shtetasen me ioniciale V.M.
Mësohet se ky shtetas ka qenë i arrestuar edhe më herë nga policia për të njëjtën vepër penale , ku ishte dënuar me 8 muaj burg dhe ndiqej nga Shërbimi i Provës.