'Rrijini larg që të mos vini erë', Vasili 'sulmon' ashpër Ramën: Ky shpifurinë logjike

Publikuar tek: aktualitet, më 10:27 12-01-2019 'Rrijini larg që të mos vini erë', Vasili 'sulmon' ashpër Ramën: Ky shpifurinë logjike

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili e ka qujatur të lajthitur kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratat e tij për presidentin Ilir Meta si dhe ish-presidentin Bujar Nishani.

"Që Edi Rama kur flet përvec se bën pis por edhe qelb ere tërë mjedisin e logjikës këtë e dinë të gjithë. Padija dhe shkollëpakësia e tij kutërbon.

Por shumë me të qarta janë fjalët se komentet", shkruan Vasili.

Gjithashtu ai sjell në vemendje fjalët e Ramës për Metën në maj të 2018 si dhe deklaratën e tij për ish-presidentin Bujar Nishani. 
"Rrijini larg këtij të marri që s'di ç'flet, mos e afroni që të mos vini ere edhe ju vetë", shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Rrini larg nje te lajthituri si Edi Rama.
(dje dhe sot per Meten dhe Nishanin).

Qe Edi Rama kur flet pervec se ben pis por edhe qelb ere tere mjedisin e logjikes kete e dine te gjithe.

Padija dhe shkollepakesia e tij kuterbon.

Por shume me te qarta jane fjalet se komentet.

Ky shpifurine logjike kryeminister ne maj te 2018 pra 7 muaj me pare lexoni çfare thoshte per Ilir Meten President:

"Ajo që unë vlerësoj është pozicioni që ai mban. 
Nëse nuk do ishte Meta, por një person që s’do kishte bagazh nga e shkuara do ishte shumë keq.

Është presidenti më i mirë që kemi pasur.”- u shpreh Rama në “abc”.

Ndersa po ky shpifurine logjike kryeminister qe i hoqi edhe portretin ja cfare thote sot per Bujar Nishanin:

"Nishani meriton sot respekt për shkak të Metës se pavarësisht se u bë qesharak, ishte partiak, s’ka arritur aty ku ka arritur Meta që ka sfiduar rendin kushtetues”, tha Rama.

Rrijini larg ketij te marri qe s'di çflet,mos e afroni qe te mos vini ere edhe ju vete!

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.63613891601562
array(1) { ["section"]=> string(87) "rrijini-larg-qe-te-mos-vini-ere-vasili-sulmon-ashper-ramen-ky-shpifurine-logjike-148468" }