Rrit kanabis me vlerë 300.000 euro në shtëpi, arrestohet 27-vjeçari shqiptar (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:31 18-03-2017 Rrit kanabis me vlerë 300.000 euro në shtëpi, arrestohet 27-vjeçari shqiptar (Emri)

Shqiptari Arsen Rrogami i cili prodhonte kanabis në apartamentin e tij në Middlesbrough të cilin e kishte kthyer në një serë me vlerë 336,000 £, ka përfunduar pas hekurave.

Në banesën e 27-vjeçarit u gjetën mbi 235 bimë kanabis të mbjella në 5 ambiente të shtëpisë, duke përfshirë dhomën e gjumit, papafingon dhe banjën.

Oficerët sekuestruan 460 £, telefona celularë të tipit iPhone dhe iPad.

Rrogami, banues në Norcliffe, pranoi se prodhonte drogë të klasit B. Shqiptari nuk ka patur dosje penale të mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Nicci Horton, avokatja mbrojtëse e Rrogamit tha se ai kishte vepruar në dëshpërim e sipër për të nxjerrë para për t’ia dërguar gruas, vëllait dhe prindërve të tij që jetonin së bashku.

“Ai e humbi punën për shkak të statusit të tij të emigrantit dhe u vu në kontakt me një burrë nga Pakistani për të mirëmbajtur serën e tij, që të mund të përfitonte diçka. Besoj se e ka bërë këtë punë për jo më shumë se 2-3 javë. Ai s’do përdorte kurrë drogë dhe i vjen trup nga vetja për këtë akt. Ai do dëbohet automatikisht sepse është emigrant i paligjshëm”, shtoi Horton.

Ai e dënoi Rrogamin me 8 muaj burg, derisa të kryheshin procedurat e dëbimit nga Mbretëria e Bashkuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Operacioni “Vin Number”: Zbulohet mashtrimi me trafikimin e automjeteve (TË GJITHA DETAJET)
Kush është 35 vjeçari, babai i tre fëmijëve që shkoi të shuante sherrin e nipit por gjeti vdekjen në lokalin e Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.011270999908447
array(1) { ["section"]=> string(86) "rrit-kanabis-me-vlere-300-000-euro-ne-shtepi-arrestohet-27-vjecari-shqiptar-emri-72363" }