Rritën çmimet me 25%, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare dënon me gjobë kompanitë e sigurimit

Publikuar tek: ekonomi, më 17:33 06-10-2016 Rritën çmimet me 25%, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare dënon me gjobë kompanitë e sigurimit

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka  dënuar kompanitë e sigurimit me gjobën prej 1 milion lekë, që në mënyrë të unifikuar rritën çmimet e primit të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit, me 25% në fund të muajit gusht.

Kjo gjobë është vënë për shkak se kompanitë nuk njoftuan paraprakisht AMF-në për rritjen e çmimit të TPL-së.

Nisur nga ky fakt, AMF miratoi në mbledhjen e fundit të bordit drejtues vendimin “Për tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit dhe marrjen e masave administrative ndaj shoqërive të sigurimit”. 

Burimet nga FMN, bënë me dije për ATSH-në se masa administrative ka gjobën prej 1 milion lekësh.

Autoriteti i Konkurrencës po heton në lidhje me dyshimet për marrëveshje të ndaluara nga kompanitë e sigurimit me qëllim fiksimin e çmimeve.



Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018579959869385
array(1) { ["section"]=> string(97) "rriten-cmimet-me-25-autoriteti-i-mbikqyrjes-financiare-denon-me-gjobe-kompanite-e-sigurimit-55296" }