Rriten eksportet gjatë 2016-s me Serbinë, ndërsa bien ndjeshëm me Kosovën

Publikuar tek: ekonomi, më 20:16 23-12-2016 Rriten eksportet gjatë 2016-s me Serbinë, ndërsa bien ndjeshëm me Kosovën

Eksportet shqiptare drejt Serbisë dhe Kosovës kanë pësuar ndryshime të ndjeshme gjatë 11 muajve të vitit 2016.

Sipas të dhënave nga doganat, shitjet e mallrave shqiptare në Serbi kanë shënuar një rritje me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga 2.9 miliardë lekë që ishte vlera e eksporteve në janar-nëntor të 2015, në të njëjtën periudhë të 2016-s ata kaluan të 4 miliardë lekët.

Në të kundërt, ekspansioni i shitjeve në Kosovë nga bizneset vendase ka rënë ndjeshëm. Gjatë së njëjtës periudhë u eksportuan 14.8 miliardë lekë mallra nga 19.5 miliardë lekë që u eksportuan në të njëjtën periudhë të një viti më parë me një rënie 23%, raporton Monitor.

Sipas statistikave të  INSTAT rezulton se me Serbinë janë dyfishuar eksportet e produkteve të peshkut. Gjithashtu janë rritur ndjeshëm eksportet e perimeve dhe këpucëve.

Në rënien e tregtisë me Kosovën duket se kanë ndikuar më së shumti eksporti i materialeve të ndërtimit dhe kryesisht materialeve të hekurit, të cilat u ndikuan negativisht nga falimenti i eksportuesit më të madh shqiptar, kompanisë Kurum.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039287090301514
array(1) { ["section"]=> string(78) "rriten-eksportet-gjate-2016-s-me-serbine-ndersa-bien-ndjeshem-me-kosoven-63575" }