Rriten eksportet me Greqinë, tregtia zë 7.2% të vëllimit të përgjithshëm

Publikuar tek: ekonomi, më 13:58 03-08-2016 Rriten eksportet me Greqinë, tregtia zë 7.2% të vëllimit të përgjithshëm

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, importet e mallrave nga Greqia në Shqipëri, gjatë periudhës janar-qershor 2016 pësuan një rënie të lehtë, duke arritur vlerën  21.677 milionë lekë, ndërsa një vit më parë (2015) u importuan 22.185 milionë lekë. Gjatë 6 mujorit të parë tregtia me Greqinë zu 7.2% të vëllimit të përgjithshëm.

Në vlerën e mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave “ushqim, pije dhe duhan” në vlerën 7.314 milionë lekë i ndjekur nga grupi “produkte kimike dhe plastike” në vlerën 3.756 milionë lekë dhe grupi “materiale ndërtimi dhe metale”.

Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 3.256 milionë lekëve. Ndërsa eksportet drejt Greqisë për këtë periudhë kanë shënuar një rritje të lehtë.

Referuar të dhënave, eksportet shqiptare gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti drejt Greqisë llogariten në vlerën e 5.507 milionë lekëve. Në vitin 2015 në periudhën janar-qershor, eksportet nga Greqia llogariteshin 4,757 milionë lekë. 

Ndërsa përsa i përket Italisë, ekportet janë rritur me 28.5% ndërsa importet me 7% gjatë 6 mujorit të parë të vitit.

 ​

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020557165145874
array(1) { ["section"]=> string(76) "rriten-eksportet-me-greqine-tregtia-ze-7-2-te-vellimit-te-pergjithshem-48621" }