Rriten me 10% të ardhurat nga sigurimi i makinave

Publikuar tek: ekonomi, më 16:29 29-11-2016 Rriten me 10% të ardhurat nga sigurimi i makinave

Sipas Auroritetit të Mbikqyrjes Financiare (AFM), primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në periudhën janar - tetor 2016 arritën rreth 7,481 milionë lekë, ose 10.16% më shumë se në periudhën janar - tetor 2015.

Produkti MTPL e brendshme(term teknik për sigurimin e automjeteve), në periudhën janar - tetor 2016, pati një rritje prej 8.49% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 4.49% krahasuar me periudhën janar - tetor 2015.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar - tetor 2016 pati një rritje prej 22.17% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 24.71% krahasuar me periudhën janar - tetor 2015.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar - tetor 2016, pati një rritje me 13.14% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar - tetor 2015. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 16.61%.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022021055221558
array(1) { ["section"]=> string(54) "rriten-me-10-te-ardhurat-nga-sigurimi-i-makinave-61042" }