Rriten rastet me Covid-19 në Kosovë (SHIFRAT)

Publikuar tek: rajon, më 21:28 06-06-2020 Rriten rastet me Covid-19 në Kosovë (SHIFRAT)

Rastet me koronavirus në Kosovë janë rritur sërish pasi janë konfirmuar 36 të infektuar në 24 orët e fundit. Shumica e rasteve janë në Komunën e Vushtrrisë, e pikërisht 15 në Nedakoc.

Në 24 orët e fundit Kosova kreu 201 teste ndërkohë 8 pacientë fituan luftën me COVID-19. Bilanci total në Kosovë ka shkuar në 1 mijë e 194 të infektuar ndërkohë viktimat mbeten në 31.

Ndërkohë në Shqipëri janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga të cilat 10 janë vetëm në Tiranë.

Gjithashtu bëhet me dije se një rast nga personeli shëndetësor është infektuar për herë të dytë pas 3 muajve, pasi është kontakt i një pjesëtari të familjes që është infektuar ditët e fundit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097799301147461
array(1) { ["section"]=> string(50) "rriten-rastet-me-covid-19-ne-kosove-shifrat-209327" }