Rriten shpresat për një marrëveshje të Brexit, Britania dhe BE përshpejtojnë bisedimet

Publikuar tek: bota, më 13:34 12-10-2019 Rriten shpresat për një marrëveshje të Brexit, Britania dhe BE përshpejtojnë bisedimet

Një përparim i mundshëm në bisedimet midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian ka rritur shpresat se të dyja palët mund të jenë të gatshme për të arritur një marrveshje divorci për Brexit, përpara takimit të samitit që do të mbahet javën e ardhshme.  

Komisioni Europian tha në një lajmërim të premten se “kanë rënë dakort për të përshpejtuar diskutimet në ditët e ardhshme”.

Një marrveshje, që vetëm pak ditë më parë dukej e pamundur, mund ta thyejë ngërçin që ka paralizuar politikën britanike që kur vendi votoi për t’u larguar nga blloku në referendumin e qershorit të vitit 2016.

Kryeministri Boris Johnson, e ka përqëndruar udhëheqjen e tij në premtimin e bërë për tu larguar nga BE në afatin e caktuar të 31 tetorit, me ose pa marrëveshje.

Por ligjvënësit rebelë miratuan një ligj duke e detyruar atë të kërkojë një zgjatje nëse një marrëveshje nuk është është arritur ende deri të shtunën e ardhshme, në një përpjekje për të parandaluar një “Brexit pa marrëveshje që mund të ketë pasoja shkatërruese për vendin”.

Ky përparim i befasishëm i bisedimeve vjen pasi kryeminstri Boris Johnson u takua me homologun e tij, Leo Varadkar, në veriperëndim të Anglisë të enjten. Në një deklaratë të përbashkët, të dyja palët u shprehën se mund të shohin “shteg për një marrëveshje të mundshme”.

Të dyja palët do të hyjnë në një fazë tjetër bisedimesh, që do të thotë thotë se negociatorët mund të lëvizin nga diskutimet teorike që janë zhvilluar gjatë javëve të fundit dhe të punojnë drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010822057723999
array(1) { ["section"]=> string(92) "rriten-shpresat-per-nje-marreveshje-te-brexit-britania-dhe-be-pershpejtojne-bisedimet-181769" }