Rriten tensionet, 'MEE': Sulmet me dron në Arabinë Saudite i kreu Irani

Publikuar tek: bota, më 18:23 15-09-2019 Rriten tensionet, 'MEE': Sulmet me dron në Arabinë Saudite i kreu Irani Sulmi në rafinerinë që prodhon rreth 5.7 milion fuçi naftë në ditë (Reuters)

Sulmet me dron në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite janë kryer nga bazat ushtarake të Iranit në jug të Irakut, bën me dije një burim i inteligjencës irakene për “Middle East Eye”.

Më herët Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzuan Iranin për sulmet në rafineritë që shkaktuan përgjysmimin e nxjerrjes së naftës bruto, por Irani i mohoi akuzat.

Sipas një burimi nga inteligjenca irakene, i cili foli ekskluzivisht për agjencinë mediatike “MEE”, sulmet me dron janë kryer nga Irani për dy arsye.

“Mund të jetë një mesazh nga Irani për SHBA dhe aleatët se për sa kohë vijon rrethimi i Iranit nuk do të ketë stabilitet në rajon. Por më shumë gjasa ka të jetë një hakmarrje për sulmet në muajin gusht po me dron nga Izraeli në disa baza siriane të mbështetësve iranianë. Ato sulme u financuan nga Arabia Saudite”, tha ky burim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007174015045166
array(1) { ["section"]=> string(74) "rriten-tensionet-mee-sulmet-me-dron-ne-arabine-saudite-i-kreu-irani-178549" }