Rritet bilanci i viktimave në Turqi, 121 të vdekur vetëm në orët e fundit, mbi 82 mijë të infektuar

Publikuar tek: bota, më 07:55 19-04-2020 Rritet bilanci i viktimave në Turqi, 121 të vdekur vetëm në orët e fundit, mbi 82 mijë të infektuar Foto ilustruese

Edhe pse një nga vendet ku koronavirusi u shfaq më vonë, Turqia po përballet me një numër të madh viktimash dhe të të infektuarve.

Vetëm në orët e fundit në Turqi janë raportuar 121 vdekje nga koronavirusi dhe 3783 raste të reja me COVID-19.

Deri më tani janë 1890 viktimat në turqi, ndërkohë që numri i të infektuarve ka shkuar në 82329.

Ndërkohë në Turqi e kanë fituar betejën me koronavirusin më shumë se 10 mijë persona, ndërsa 1894 janë në gjendje kritike për jetën.

Turqia ka marrë masa shtrënguese duke mbyllur bizneset dhe aktivitetet e tjera arsimore, kulturore dhe sportive.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeveria spanjolle lumturon fëmijët, nga 27 prilli do të lejohen të dalin nga shtëpia
Shtetet e mëdha 'qahen' për mungesë respiratorësh, por ja cili është shteti që ka vetëm 4 të tillë »
Article Logic
Execution time: 0.01144003868103
array(1) { ["section"]=> string(104) "rritet-bilanci-i-viktimave-ne-turqi-121-te-vdekur-vetem-ne-oret-e-fundit-mbi-82-mije-te-infektuar-203132" }