RRITET BILANCI TRAGJIK nga COVID 19/ Vdes 67-vjeçari në TIRANË, shkon në 18 numri i viktimave, 333 të prekur

Publikuar tek: aktualitet, më 11:54 04-04-2020

Ndërron jetë një tjetër pacient te infektivi duke e çuar në 18 numrin e viktimave nga covid 19.

Pacienti i nfektuar me Covid 19, 67 vjeç nga Tirana, ishte shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv por nuk ia doli të mbijetojë.

Ndërkaq sipas ministrisë së Shëndetësisë 29 raste të reja në 24 orët e fundit janë konfirmuar me Covid 19 duke e çuar numrin e të prekurve në 333, më moshë mesatare 50 vjeç.

Dr. Marjeta Dervishi Instituti i Shëndetit Publik:

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 216 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 29 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2247 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 333 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Ju informojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67 vjecar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv.  Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 67 vjecari ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes të të ndjerit.

Deri tani 18 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 10 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 99.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan Has, Lushnje, Kavajë, Lezhë, dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë                                157 raste

- Durrës                               33 raste

- Lushnje                             5 raste

- Elbasan                             9 raste

- Fier                                    25 raste

- Kavajë                               8 raste

- Rrogozhinë                      4 raste

- Korçë                                 16 raste

- Vlorë                                  5 raste

- Shkodër                            31 raste

- Lezhë                                 14 raste

- Berat                                 1 rast

- Has                                     9 raste

- Krujë                                  5 raste

-Tropojë                              4 raste

- Pukë                                  4 raste

- Mirditë                                              3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010187864303589
array(1) { ["section"]=> string(112) "rritet-bilanci-tragjik-nga-covid-19-vdes-67-vjecari-ne-tirane-shkon-ne-18-numri-i-viktimave-333-te-prekur-201304" }