Rritet inflacioni gjatë korrikut në 1.9%

Publikuar tek: ekonomi, më 16:20 08-08-2016 Rritet inflacioni gjatë korrikut në 1.9%

Sipas Institutit të Statistikave gjatë  muajit Korrik 2016 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1.9 %, ndërsa në qershor ka qenë 1.2%.

Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,3 %. Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,57 pikë përqindje.

Po ashtu dhe grupet “Shërbimi arsimor”, “Pije alkoolike e duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me vlera të vogla.

Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transport” me 3,3 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 1,3 %, “Komunikimi” me 1,2 %.

Niveli i inflacionit  tregon se kërkesa e brendshme në ekonomi po rritet dhe Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni të shënoje rritje edhe për periudhën në vijim.

 

inflacioni.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020775079727173
array(1) { ["section"]=> string(45) "rritet-inflacioni-gjate-korrikut-ne-1-9-49123" }