Rritet inflacioni, rol kryesor luajnë çmimet e ushqimeve

Publikuar tek: ekonomi, më 15:21 10-08-2016 Rritet inflacioni, rol kryesor luajnë çmimet e ushqimeve

Sipas Raportit të Tremujorit të Politikës Monetare,  ecuria e Inflacioni vjetor shënoi vlerën mesatare 0.74% në tremujorin e dytë të vitit 2016.

Ai u luhat brenda një intervali të gjerë (0.3%-1.2%) gjatë muajve të tremujorit, duke shënuar prirje rritëse në periudhën maj-qershor.

Çmimet e ushqimeve vijuan të ishin nxitësi kryesor i rritjes së çmimeve të konsumit gjatë këtij tremujori. Rritja e çmimeve të ushqimeve të përpunuara ka përcaktuar rritjen e normës vjetore të inflacionit në dy muajt e fundit.

 Ndërkohë, me efekt negativ në formimin e inflacionit total, por me një intensitet më të ulët se në fillimin e vitit, vazhdojnë të veprojnë rëniet e çmimeve në kategorinë “Mallra konsumi joushqimor”.

Në veçanti, çmimet e naftës në vend kanë vazhduar të rriten në nivel mujor, por mbeten më të ulëta se sa ato të një viti më parë.

Vlerat e tremujorit të dytë kanë pasqyruar rritjen e çmimeve të prodhimit në industrinë përpunuese ushqimore për tregun vendas (IÇP vendas) një tremujor më parë. Në të njëjtën periudhë, rritje kanë shfaqur edhe çmimet e importit të kësaj kategorie.

Kategoria “Ushqime të papërpunuara” u karakterizua nga norma të ulëta pozitive të inflacionit, duke mbetur brenda sjelljes sezonale të tremujorit të dytë. 

 Sezonaliteti i çmimeve të këtyre mallrave të përdorimit të përditshëm bëri që rënia më e madhe e çmimeve të shënohet në nënkategorinë e perimeve, për të cilat oferta vendase arrin pikën më të lartë gjatë këtyre muajve.

 Kategoria “Mallra të konsumit joushqimor” vazhdon të ndikohet nga rënia vjetore e çmimeve të karburanteve. Në muajin qershor, rritja e çmimeve në disa nënkategori të rëndësishme  ndikuar në zvogëlimin e kontributit negativ të saj.

 Kategoritë e tjera vazhdojnë të karakterizohen nga norma të ulëta inflacioni, me gjithë luhatjet e çmimeve në disa nga mallrat e shërbimet përbërëse të tyre.

Rritja e ekonomisë shqiptare nën potencial dhe niveli i ulët i pritjeve inflacioniste janë shoqëruar nga rënia e shpejtë e inflacionit, e cila vazhdon të karakterizojë ekonomitë e Eurozonës dhe në veçanti ato të rajonit.

 Megjithatë, gjallërimi i rritjes ekonomike, i drejtuar nga rritja e konsumit dhe investimeve private, si edhe politika monetare akomoduese, do t’i japin impulse më të qenësishme rritjes së inflacionit në muajt në vijim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018100023269653
array(1) { ["section"]=> string(61) "rritet-inflacioni-rol-kryesor-luajne-cmimet-e-ushqimeve-49335" }