Rritet kostoja e materialeve të ndërtimit, shtrenjtohen banesat

Publikuar tek: ekonomi, më 17:13 05-12-2016 Rritet kostoja e materialeve të ndërtimit, shtrenjtohen banesat

Kostoja e materialeve për ndërtimin e banesave është rritur sërish gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Krahas taksave të larta që duhet të paguajnë ndërtuesit, ata po përballen dhe me çmimet e larta të ,materialeve të ndërtimit. Kjo është një ndër arsyet përr rritjen e çmimeve të apartamenteve dhe banesave private. 

 Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të fundit Indeksi i kushtimit në ndërtim arriti 102,6 kundrejt tremujorit të parë 2011 (Tremujori i parë 2011=100).

Grupi “Shpenzime materiale”, ka patur rritjen më të madhe me 1,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pasuar nga grupi “Shpenzime për paga” me 1,4%.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2015, ulja më e madhe vjetore vërehet në grupin ”Shpenzime transporti” me 3,4 %, pasuar nga grupi “Shpenzime për energji” me 0,4 %.

rritet_2.png

Banka e Shqipërisë konstaton se në tremujorin e dytë të vitit indeksi i çmimit të banesave u rrit me 5.2%, pas rritjes me 11.3% një tremujor më parë. Një tendencë që vijon në rritje që prej mesit të vitit të kaluar, bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19164896011353
array(1) { ["section"]=> string(68) "rritet-kostoja-e-materialeve-te-ndertimit-shtrenjtohen-banesat-61675" }