Rritet kredia bankare vetëm për individët

Publikuar tek: ekonomi, më 22:39 29-07-2016 Rritet kredia bankare vetëm për individët

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, huaja ka pësuar rritje në qershor të këtij viti.

Totali i stokut të huasë në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti ishte 552 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 1 miliard lekësh në raport me muajin e mëparshëm.

Nga të dhënat rezulton se bankat kanë lënë mënjanë bizneset dhe kanë dhënë hua vetëm për individët. Stoku i huasë për individë në lekë është rritur me 1.7 miliardë lekë, ndërsa huaja për bizneset ka rënë me rreth 660 milionë lekë, si rrjedhojë e tkurrjes së huasë në valutë për institucionet jo financiare publike.

Pavarësisht gjallërimit, kredia për ekonominë vijon të jetë e dobët, duke pasur parasysh përpjekjet e mëdha të Bankës së Shqipërisë që ka ulur ndjeshëm normën bazë në 1.25% aktualisht, nivel minimum historik ky.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027812957763672
array(1) { ["section"]=> string(47) "rritet-kredia-bankare-vetem-per-individet-48153" }