Rritet kreditimi për muajin korrik, por totali vjetor është i ulët

Publikuar tek: ekonomi, më 17:35 30-08-2017 Rritet kreditimi për muajin korrik, por totali vjetor është i ulët

Huaja që jepet për bizneset dhe individët është rritur lehtë të muajin korrik, pas një rënie që kishte pësuar për disa muaj radhazi.

Sipas statistikave të publikuara sot nga Banka e Shqipërisë, stoku i huasë për ekonominë ishte 545 miliardë lekë, me një rritje prej 1.8 miliardë lekë (0.3%) në krahasim me muajin e mëparshëm.

Rritje kanë shënuar pothuajse të gjithë kategoritë, si për bizneset ashtu dhe për individët, në lekë dhe në valutë.

Me bazë vjetore (korrik 2017/korrik 2016) tendenca e huasë për ekonominë është negative, duke rënë me gati 1%, si rrjedhojë e performancës negative me bizneset, kryesisht nga valuta (huaja për ekonominë me bazë vjetore ka rënë me 4 miliardë lekë për periudhën, ndërsa ajo në valutë me 22 miliardë lekë). Këtu ka ndikuar fshirja e huase që ka më shumë se tre vjet që nuk kthehet nga bilancet e bankave, por edhe efekti i kursit të këmbimit, teksa euro është zhvlerësuar ndjeshëm gjatë të njëjtës periudhë.

Dy vitet e fundit ecuria e kredisë për ekonominë ka qenë mjaft e dobët, duke reflektuar ndër të tjera uljen e kërkesës nga bizneset e mëdha, rritjen e kujdesit të bankave që po merren me rregullimin e situatës së kredive me probleme si dhe ecuria relativisht e dobët e ekonomisë. Më pozitive ka qenë huadhënia për individët, që është rritur me 4.5% më bazë vjetore (korrik 2017/korrik 2016). Për të njëjtën periudhë huaja për bizneset është ulur me 3.7%, shkruan Monitor. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026216983795166
array(1) { ["section"]=> string(71) "rritet-kreditimi-per-muajin-korrik-por-totali-vjetor-eshte-i-ulet-90649" }