Rritet liria ekonomike në Shqipëri, ja si renditet në Botë

Publikuar tek: ekonomi, më 15:39 20-09-2016 Rritet liria ekonomike në Shqipëri, ja si renditet në Botë

Sipas raportit “Liria ekonomike në botë 2016” publikuar nga Instituti Fraser, Shqipëria është përmirësuar me 20 vende.

Indeksi mat shkallën në të cilën politikat dhe institucionet e shteteve mbështesin lirinë ekonomike.

Të dhënat i përkasin vitit 2014 dhe marrin pjesë 159 vende.

Shqipëria renditet në vendin e 42, nga pozicioni i 62, që ishte në raportin e mëparshëm, duke marrë 7.4 pikë nga 10 pikë të mundshme.

Shkalla e lirisë ekonomike bazohet në pesë fusha të gjera:

 -madhësia e qeverisë,

-struktura ligjore ku përfshihet sistemi i drejtësisë dhe mbrojtja e së drejtës mbi pronën,

-paratë e pastra,

-lehtësia e tregtisë ndërkombëtare

- legjislacioni.

shqiperia_2.png

shqiperia_2_3.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021622180938721
array(1) { ["section"]=> string(63) "rritet-liria-ekonomike-ne-shqiperi-ja-si-renditet-ne-bote-53517" }