Rritet mosha në SHBA, duhanpirja e ligjshme mbi 21 vjeç

Publikuar tek: bota, më 21:05 22-12-2019 Rritet mosha në SHBA, duhanpirja e ligjshme mbi 21 vjeç Foto ilustruese

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një projekt-ligj që rrit moshën e ligjshme nga 18 në 21 vjeç si për pirjen e duhuanit dhe cigaret elektronike me avull.

Projekt-ligji mori mbështetjen e gjerë në Senatin Amerikan. Administratës amerikane të ushqimit dhe barnave do t’i duhet rreth 6 muaj për të hartuar rregulloren e re. Agjencia më pas ka tre vjet kohë për të punuar me shtetet amerikane në zbatimin e ndryshimeve.

Për habi, projekt-ligji ka marrë mbështetjen e Marlboro, kompanisë së duhanit Altria dhe gjigantit të cigareve elektronike Juul Labs.

Kritikët e duhanit kanë kërkuar edhe ndalimin e shitjes së cigareve me shije të ndryshme. Ata thonë se mbështetja e kompanive të mëdha të duhanit ndaj ligjit për rritjen e moshës në 21 vjeç bëhet që kompanitë të pretendojnë më pas se nuk ka nevojë për masa të tjera ndaluese.

Numri i duhanpirësve dhe konsumuesve të alkoolit në moshë të re në SHBA ka rënë ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090689659118652
array(1) { ["section"]=> string(61) "rritet-mosha-ne-shba-duhanpirja-e-ligjshme-mbi-21-vjec-190116" }