Situata vijon të jetë e rënduar në Greqi sa i përket pandemisë së koronavirusit.
Gjatë një dite në shtetin fqinj e kanë humbur jetën nga 32 persona. Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 858 raste të reja me Covid-19.
Rastet më të shumta janë shënuar në Atikë, me 409 raste të reja, ndërsa 74 janë shënuar në Selanik.
Deri më tani në Greqi 5,724 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 154.083.