Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga Covid në Kosovë, 294 raste të reja

Publikuar tek: rajon, më 15:08 19-01-2021 Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga Covid në Kosovë, 294 raste të reja

Nëntë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë ditës së fundit janë testuar 1.729 persona, prej të cilëve rezultojnë 294 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.729 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 294 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (68, 67 vjeç), Drenas 1 rast (63 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Kamenicë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (59 vjeç), Suharekë 1 rast (61 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.279.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Prizren 35 raste, Ferizaj 19 raste, Gjilan 15 raste, Podujevë 15 raste, Suharekë 13 raste, Klinë 11 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 9 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Shtime 6 raste, Dragash 5 raste, Kamenicë 5 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Deçan 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik  dhe Vushtrri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Shqipëria e Madhe, kërcënim për të gjithë ne”, Ramush Haradinaj presion Vuçiçit: Kosova kërkon atë që i takon, njihni Pavarësinë tonë
Makina në ecje përfshihet nga flakët në Vorë »
Article Logic
Execution time: 0.011353969573975
array(1) { ["section"]=> string(78) "rritet-ndjeshem-numri-i-viktimave-nga-covid-ne-kosove-294-raste-te-reja-235592" }