Duke filluar nga data 1 Korrik 2017, Presidenti i FSHF-së Armand Duka do të jetë me një pozicion të ri, në Komisionet e organizmit të futbollit europian, me detyrën e nën/kryetarit të Komitetit “Hattrick” në UEFA.
Komiteti i “Hattrick”, është Komiteti me buxhetin më të lartë në UEFA, duke evidentuar këtu edhe faktin që ky organ merret me projektet më madhore që kanë federatat kombëtare të të gjitha vendeve në Europë, si dhe është një formë investimi i projekteve që UEFA ka krijuar që nga viti 2004 për të gjitha vendet anëtare.