Rritet nota hyrëse për në Universitet, pedagogu: Humbje kohe, ja kush do ishte zgjidhja

Publikuar tek: aktualitet, më 15:20 16-05-2019 Rritet nota hyrëse për në Universitet, pedagogu: Humbje kohe, ja kush do ishte zgjidhja Redi Muci, pedagog

Pedagogu Redi Muçi thotë se rritja e mesatares nga 6 në 6.5 për të hyrë në Universitet është thjesht një humbje kohe.

 

Sipas tij, në vend të mesatares do të vlente konkursi për të hyrë në universitet.

Pikërisht konkursi do të shtynte gjimnazet të rrisnin cilësinë e mësimdhënies dhe të nxirrnin studentë të aftë për auditoret.

‘Erdhi VKM që nota hyrëse në universitet do rritet nga 6 në 6.5. Pse kjo është një humbje kohe?

Nëse në vend të mesatares së gjimnazit do vlente konkursi për hyrje ne universitet, atëherë kjo do ta shtynte gjimnazin të rriste cilësinë në mësimdhënie për të nxjerrë studentë të aftë për të marrë konkursin hyrës.

Duke e rritur mesataren hyrëse, tendenca është për ta lehtësuar gjimnazin, për ta bërë notën 10 në gjimnaz sa një RedBull dhe një revani për zyshën e matematikës.

Pse jemi në sistemin e mesatares? Sepse ata që e organizonin dikur konkursin, pra pedagogët (ose ajka intelektuale e shoqërisë), ishin lehtësisht të korruptueshëm dhe të kapshëm nga interesat partiake, që donin të avantazhonin spurdhjakët e forumeve të tyre.

Tani këtë punë e bën zysha e matematikës, militante e betuar e Saliut, Enverit, apo e Ilir peshëngritësit.

p.s. gojët e liga thonë se zyshat e LSI-së po bëjnë namin nëpër gjimnaze. Nga revani dhe RedBull po kthehet në varëse floriri’, përmbyll komentin e tij pedagogu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066819190979004
array(1) { ["section"]=> string(91) "rritet-nota-hyrese-per-ne-universitet-pedagogu-humbje-kohe-ja-kush-do-ishte-zgjidhja-164573" }