Rritet numri i infektimeve me Covid-19 në Kosovë, 27 raste të reja

Publikuar tek: rajon, më 21:18 01-06-2020 Rritet numri i infektimeve me Covid-19 në Kosovë, 27 raste të reja

Pëson rritje të ndjeshme numri i personave të infektuar me Covid-19 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se sot janë testuar gjithsej 172 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 27 persona.

Sipas IKSHP, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol), komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol).

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077078342437744
array(1) { ["section"]=> string(72) "rritet-numri-i-infektimeve-me-covid-19-ne-kosove-27-raste-te-reja-208687" }