Rritet numri i lejeve të ndërtimit me 360% gjatë 3 mujorit të parë të këtij viti, kryeson Tirana

Publikuar tek: ekonomi, më 08:56 04-07-2016 Rritet numri i lejeve të ndërtimit me 360% gjatë 3 mujorit të parë të këtij viti, kryeson Tirana

Gjatë tre mujorit të parë të këtij viti lejet e ndërtimit pësuan një rritje të shpejtë. Në këtë mënyrë dhe sektori i ndërtimeve pati një rritje të ndjeshme pavarsisht vështirësive fiskale nga rritja e taksave në fillim të vitit.

Sipas rezultateve të INSTAT  numri i lejeve të dhëna në tre mujorin e parë arriti në 65 nga vetëm 14 të tilla në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke pësuar një rritje mbi 360%.

Rekordet për dhënien e lejeve i mbajtën qytetet e Tiranës, Fierit dhe Beratit. Në Tiranë janë dhënë gjithsej 18 leje, bashkia e Beratit ka dhënë 13 të tilla dhe ajo e Fierit 12.

Në bashkinë e Tiranës dhe të Fierit dhënia e lejeve ka ndjekur trendin e muajve të fundit, por në Bashkinë e Beratit më 2015 ishte dhënë vetëm një leje.

Një numër i konsiderueshëm lejesh ndërtimi  është dhënë dhe në Lezhë, bashkia e të cilës ka firmosur për ndërtimin e tetë objekteve. Në katër tre mujorët e fundit kjo bashki nuk ka dhënë asnjë leje.

Sipas INSTAT, lejet e dhëna përfaqësojnë një sipërfaqe rreth 62.170 m2.

Numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen ndërtesat për banim) zënë 58,5 % të numrit të përgjithshëm të lejeve, ndërkaq numri i lejeve miratuar për ndërtesa jo rezidente (ku përfshihen ndërtesat për hotele dhe të ngjashme, zyra, tregtare, industriale dhe të tjera) zë 41,5 %.

Përqendrimin më të madh te lejeve e ka qarku i Tiranës me 27,7 % dhe Beratit me 20 %.

Në dy vitet e fundit, rekordin për lejet e ndërtimit të dhëna e mban tremujori i dytë 2015, me 99 të tilla, kohë që përkon me muajt e fundit përpara ndryshimit të pushtetit lokal, ndërkohë që në muajt e tjerë të vitit numri i lejeve bie.

 

 

lejet_copy.png

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023043870925903
array(1) { ["section"]=> string(97) "rritet-numri-i-lejeve-te-ndertimit-me-360-gjate-3-mujorit-te-pare-ketij-viti-kryeson-tirana-45446" }