Rritet numri i të infektuarve, Danimarka shton kufizimet antiCOVID-19 në të gjithë vendin

Publikuar tek: bota, më 11:25 19-09-2020 Rritet numri i të infektuarve, Danimarka shton kufizimet antiCOVID-19 në të gjithë vendin

Koronavirusi ka rikthyer frikën në të gjithë botën, pasi të gjithë i druhen stinës së dimrit , ku situata pritet të rëndohet për shkak të gripit sezonal dhe të pandemisë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në Danimarkë do të shtohen kufizimet anti-Covid-19,pasi ditët e fundit ka shfaqur një numër në rritje të infektuarve. Në të gjithë vendin do të merren masa shtesë për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Qeveria e Danimarkës ka vendosur që të gjitha lokalet të mbyllen në orën 22:00.

“Restorantet, kafenetë dhe pub-et do të duhet të mbyllen nga ora 22:00 në të gjithë vendin, duke filluar nga e shtuna.  Numri maksimal i pjesëmarrësve në takime dhe mbledhje, gjithashtu, do të ulet në 50 vetë”, njoftoi kryeministri Mette Frederiksen, në një konferencë shtypi.

Kujtojmë që deri më tani në Danimark 635 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 21,847.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010873794555664
array(1) { ["section"]=> string(95) "rritet-numri-i-te-infektuarve-danimarka-shton-kufizimet-anticovid-19-ne-te-gjithe-vendin-220916" }