Rritet numri i të infektuarve, Koreja e Jugut bën hapa mbrapa, mbyll sërish shkollat

Publikuar tek: bota, më 09:31 30-05-2020 Rritet numri i të infektuarve, Koreja e Jugut bën hapa mbrapa, mbyll sërish shkollat

Më shumë se 200 shkolla në Korenë e Jugut janë detyruar të mbyllen sërish vetëm disa ditë pas rihapjes, pasi numri i rasteve me Covid-19 shënoi rritje.

Mijëra studentë u kthyen sërish në bankat e shkollës, pasi vendi filloi me lehtësimin e masave.

Por vetëm një ditë më pas, u shënuan 79 raste të reja, shifra më e lartë ditore në dy muaj. Ditën e djeshme Korea e Jugut shënoi 56 raste të reja në 24 orë.

Sakaq, pas shfaqjes së një vatre të re koronavirusi në një magazinë që drejtohet nga firma më e madhe e tregëtisë online në Korenë e Jugut, Coupang, qeveria ka vendosur që të rimbyllë shkollat.

Kujtojmë që deri më tani në Korenë e Jugut 269 persona kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa 11,441 janë të infektuar.

Koreja e Jugut është një ndër vendet që është përshëndetur si histori suksesi pasi arriti që të ndërhynte në kohë për të menaxhuar epideminë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010424852371216
array(1) { ["section"]=> string(89) "rritet-numri-i-te-infektuarve-koreja-e-jugut-ben-hapa-mbrapa-mbyll-serish-shkollat-208372" }