Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi

Publikuar tek: aktualitet, më 14:26 27-02-2020 Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi

Numri i të prekurve nga koronavirusi vazhdon në rritje në Greqi.

Ministri i shëndetësisë, Vasilis Kikilias ka deklaruar ditën e sotme rastin e 3 e të prekurve nga koronavirusi. Rasti i parë ishte një grua 38-vjeçare e cila kishte udhëtuar në Itali.

Gjithashtu i prekur nga koronavirusi është fëmija i gruas 38-vjeçare e cila ishte kthyer nga Italia. Ndërsa rasti i tretë i prekur nga koronavirusi është një grua që jetonte në Athinë por gjithashtu pak ditë më parë kishte vizituar Italinë.  Ministri i shëndetësisë nuk ka folur më shumë mbi moshën e të prekurve.

Kujtojmë se në Selanik janë mbyllur disa shkolla ndërsa njerëzit po vrapojnë drejt supermarketeve nga frika se virusi do të përhapet edhe më tej  dhe kanë marrë masa paraprake nëse do të jetë e nevojshme të izolohen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014209985733032
array(1) { ["section"]=> string(59) "rritet-numri-i-te-prekurve-nga-koronavirusi-ne-greqi-196638" }