Rritet numri i të vdekurve në Irak, protestuesit tentojnë të hynë brenda konsulatës në Kerbala

Publikuar tek: bota, më 17:41 04-11-2019 Rritet numri i të vdekurve në Irak, protestuesit tentojnë të hynë brenda konsulatës në Kerbala

Forcat e sigurisë irakiane, hapën zjarr kundër turmës së protestuesve, të cilët po përpiqeshin të hynin me forcë gjatë natës brënda konsulatës iraniane në qytetin e shenjtë myslyman të Shi’ite në Kerbala, duke vrarë tre persona, thanë burimet e sigurisë dhe mjeksisë gjatë të hënës.

Duke djegur goma dhe duke brohoritur 'Irani jashtë, Kerbala mbetet i lirë', turma u mblodh përpara konsullatës mbrëmjen e së dielës.

Zyrtari i të drejtave të njeriut në Irak, konfirmoi vdekjen e pesë personave. Komisioni i Lartë i Irakut për të Drejtat e Njeriut (IHCHR) tha se pesë personat humbën jetën për shkak të plagëve të marra nga breshëria e plumbave.

IHCHR, tha se turma u përpoq të hynte në konsullatë. Burime të sigurisë thanë që ata gjithashtu u përpoqën të ndiznin zjarr brenda saj.

Të hënën, qindra protestues kundër qeverisë, u mblodhën në qëndër të Baghdadit, duke kundërshtuar lutjen e kryeministrit për t'i dhënë fund protestave për të cilat ai thotë se do t’i kushtojnë ekonomisë së Irakut miliarda dollarë dhe se po prishin jetesën e përditshme.

Protestat kanë thyer gati dy vite të stabilitetit relativ në Irak, që prej fillimit të tyre më 1 tetor në Bagdad dhe pas përhapjes së tyre  në zemër të jugut të varfër të Shi’ite. Më shumë se 250 njerëz janë vrarë.

Pavarësisht pasurisë së naftës në vend, shumë njerëz jetojnë në varfëri me qasje të kufizuar të ujit të pastër, energjisë elektrike, dhe kujdesit shëndetësor ose arsimit.

Kryeministri Adel Abdul Mahdi u bëri thirrje protestuesve mbrëmjen e së dielës që të pezullojnë lëvizjen e tyre për të cilën ai u shpreh se kishte arritur qëllimet e saj dhe se tani po dëmtonte ekonominë e vendit.

Kryeministri ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse politikanët bien dakord për një zëvendësim dhe premtoi një sërë reformash, por protestuesit thonë se kjo nuk është e mjaftueshme dhe se e gjithë klasa politike duhet të largohet.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012287139892578
array(1) { ["section"]=> string(100) "rritet-numri-i-te-vdekurve-ne-irak-protestuesit-tentojne-te-hyne-brenda-konsulates-ne-kerbala-184677" }