Rritet numri i viktimave dhe bie numri i të infektuarve në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit (SHIFRAT)

Publikuar tek: rajon, më 14:07 19-10-2020 Rritet numri i viktimave dhe bie numri i të infektuarve në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit (SHIFRAT)

Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 828 persona prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 118.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Vushtrri 19 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas dhe Suharekë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.716.

Kujtojmë që deri më tani në vendin Kosovë 656 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjitshëm i të infektuarve është 17.009.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO / HUMBET në ATHINË 19-vjeçarja SHQIPTARE, të premten u nis të aplikonte për PUNË te JUMBO. Familjarët apel për ndihmë
Situata nga Covid, ministri i Shëndetësisë paralajmëron qytetarët: Respektoni protokollet, hapi tjetë kufizim oraresh »
Article Logic
Execution time: 0.011183023452759
array(1) { ["section"]=> string(105) "rritet-numri-i-viktimave-dhe-bie-numri-i-te-infektuarve-ne-kosove-gjate-24-oreve-te-fundit-shifrat-224310" }