Rritet numri i viktimave të virusit kinez, 9 të vdekur deri tani

Publikuar tek: aktualitet, më 15:18 22-01-2020 Rritet numri i viktimave të virusit kinez, 9 të vdekur deri tani

Po përhapet me ritme të shpejta virusi kinez, duke e çuar në 9 numrin e të vdekurve.

 Organizata Botërore e Shëndetit ka mbledhur një komitet urgjence.

 Autoritetet e qyteti kinez Wuhan, që është edhe epiqendra e shpërthimit të këtij virusi, kanë anuluar një ngjarje të rëndësishme si Viti i Ri Kinez, si një përpjekje për të ndaluar epideminë.

Rreziku i përhapjes së vitusit në Europë ka sjellë reagimin e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, e cila e ka kaluar rastin nga 'nivel i ulët' në 'nivel të mesëm'.

Në SHBA dhe Hong Kong u identifikuan rastet e para të pacientëve me këtë virus.

Në Australi dyshohej për një të infektuar, por pas analizave doli që pacienti nuk ishte infektuar nga virusi kinez.

Mes të infektuarëve në Kinë janë edhe 14 punonjës spitali.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023591995239258
array(1) { ["section"]=> string(70) "rritet-numri-i-viktimave-te-virusit-kinez-9-te-vdekur-deri-tani-192836" }