Rritet sërish çmimi i banesave gjatë tremujorit të dytë të vitit

Publikuar tek: ekonomi, më 16:18 10-08-2016 Rritet sërish çmimi i banesave gjatë tremujorit të dytë të vitit

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, indeksi i çmimit të banesave është rritur  me 5.2 % gjatë tremujorit të dytë të këtij viti

Kjo rritje ndjek rritjen më të lartë me 11.2% të tremujorit të parë. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, çmimet në tregun e banesave në Tiranë paraqiten në rritje që nga mesi i vitit 2015, me një tendencë të qartë në përmirësim.                                                                                                          

Ndërkohë, një trajektore të kundërt në këtë periudhë po ndjekin çmimet e qirave, që ranë sërish në tremujorin e dytë, me rreth 10%. Kthimi i rritjes së çmimeve të banesave në Tiranë duket se lidhet një zgjim të interesit për të investuar në pasuri të paluajtshme.                                                                                                  

Sipas BSH-së, këto investime po favorizohen edhe nga ecuria e normave të ulëta të interesit në tregun bankar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02354097366333
array(1) { ["section"]=> string(70) "rritet-serish-cmimi-i-banesave-gjate-tremujorit-te-dyte-te-vitit-49340" }