Rritet sërish çmimi i naftës

Publikuar tek: ekonomi, më 14:50 07-06-2016 Rritet sërish çmimi i naftës

Pas një stabilizimi të përkohshëm të çmimit, nafta ka pësuar sërish rritje .

Ditët e fundit çmimi i naftës  është rritur me 5 lekë për litër. Nafta ka arritur çmimin e 162 lekë, nga 157- 158 lekë që ishte më parë.

Tregtuesit e karburantit e kishin paralajmëruar këtë shtrenjtim nëse nafta në tregjet ndërkombëtare do të vazhdonte të qëndronte në kuotat e rreth 50 dollarëve për fuçi.

Kjo është rritja e dytë e çmimeve të naftës këtë vit, pas rënies në janar nën nivelin e 150 lekeve.

Megjithatë, tregtuesit pohojnë se ndonëse në raport me janarin, nafta në tregun ndërkombëtare pothuajse është dyfishuar. Në Shqipëri ka mbetur në nivele të qëndrueshme, me një shtrenjtim prej 10%.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.48173904418945
array(1) { ["section"]=> string(34) "rritet-serish-cmimi-i-naftes-42731" }