Rritja drastike e infektimeve, Meta i alarmuar: Urgjent të merren masa, nevojitet strategji konkrete! Pandemia po rrezikon seriozisht njerëzit

Publikuar tek: politike, më 09:05 29-06-2020 Rritja drastike e infektimeve, Meta i alarmuar: Urgjent të merren masa, nevojitet strategji konkrete! Pandemia po rrezikon seriozisht njerëzit Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar i shqetësuar në lidhje me rritjen e rasteve të infektimeve dhe vdekjeve prej Covid, krahasuar me kohën e fillimit të pandemisë dhe të karantinës.

“Ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur nga COVID-19, veçanërisht të numrit të viktimave, krahasuar me periudhën e fillimit të pandemisë dhe të karantinës, kërkojnë urgjentisht një reflektim serioz, të përgjegjshëm dhe transparent”, shkruan Meta në postimin e tij në “facebook”.

Sakaq presidenti shton se nevojitet një strategji “konkrete afatgjatë, për përballimin dhe vënien nën kontroll të përhapjes së kësaj pandemie që po rrezikon seriozisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve”.

“Është me rëndësi jetike rritja e efikasitetit të këtyre masave, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët duhet të jetë vetëm mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare”, shton ndër të tjera Meta.

Shkrimi i Metës: Ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur nga COVID-19, veçanërisht të numrit të viktimave, krahasuar me periudhën e fillimit të pandemisë dhe të karantinës, kërkojnë urgjentisht një reflektim serioz, të përgjegjshëm dhe transparent.

Nevojitet një strategji konkrete afatgjatë, jo sporadike dhe mediatike, për përballimin dhe vënien nën kontroll të përhapjes së kësaj pandemie që po rrezikon seriozisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Gjithashtu, është i domosdoshëm një komunikim edhe më intensiv me vendet e rajonit dhe ato të BE, si dhe me OBSH, për të harmonizuar veprimet dhe shkëmbyer informacionin në kohë reale për orientimin e një strategjie që lejon daljen sa më të sigurtë dhe të shpejtë nga pandemia.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre më të dashur, si dhe duke ju uruar shërim sa më të shpejtë gjithë të prekurve, theksoj domosdoshmërinë për respektimin me rigorozitet nga të gjithë të protokolleve shëndetësore dhe masave parandaluese.

Është me rëndësi jetike rritja e efikasitetit të këtyre masave, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët duhet të jetë vetëm mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare.

Në veçanti është e domosdoshme të rritet besueshmëria e menaxhimit të pandemisë, tani kur po hyjmë në pikun e sezonit turistik, në mënyrë që të përfitojmë maksimalisht prej tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Edhe ëndrrat i shikoja anglisht', Rudina Hajdari flet për gafat në Parlament: Në fillim mërzitesha shumë, pastaj...
Basha shkon në Shëngjin, tregon pamjet e plazhit dhe vë ‘duart kokës’: Koha është e bukur, Shqipëria e bukur, por realiteti i trishtë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.013987064361572
array(1) { ["section"]=> string(145) "rritja-drastike-e-infektimeve-meta-i-alarmuar-urgjent-te-merren-masa-nevojitet-strategji-konkrete-pandemia-po-rrezikon-seriozisht-njerezit-212115" }